Kreu i PD, Sali Berisha ka treguar sot arsyet se përse u tërhoqën nga gara për Avokatin e Popullit. Gjatë një konference për mediat, Berisha tha se PD tërhiqet plotësisht nga ky proces, të cilin e konsideroi si farsë, pasi Partia Socialiste shtoi në listën e kandidatëve Endrit Shabanin.
Berisha theksoi se nuk marrin pjesë në votim, ndërsa vlerësoi kandidurat e propozuara prej tyre.
“Narkomazhoranca ka bërë një lojë të turpshme. Ne kemi qenë të bindur në intrigat dhe banalitetet e tyre. Opozita ka tërhequr të gjithaq firmat, për kandidatura të tjera përvec kandidaturave që ka zgjedhur vetë, të cilat janë Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Jola Hysaj, Aranita Brahaja, Haluci, Dardan Mustafaj.
Këta janë kandidaturat tona. Sot futën kandidaturën e tyre. Ulizua tha se ne nuk njohim tërheqjen e firmave. Kështu që ne tërhiqemi totalisht nga procesi. Nuk jemi më palë në procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Ne në një fars nuk marrim pjesë. Nëse ja lanë PD ne u treguam të arsyeshëm. Ne paraqitëm disa kandidatura, ata shtuan edhe kandidaturat e tyre. Është Endri Shabani. PD tërhiqet nga procesi, nuk marrim pjesë në proces. Ky është një turp i tyre”, tha Berisha.