Berisha nuk paraqitet sërish në GJKKO, avokatët e tij mbërrijnë për seancën gjyqësore

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është paraqitur sërish në Gjykatën e Posaçme, e cila e ka thirrur për të dëshmuar në lidhje me privatizimin e kompleksit Partizani, për të cilën Berisha akuzohet për “shpërdorim detyre”.

Ndërkohë, në gjykatë janë paraqitur avokatët e tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjezi, të cilët do të përfaqësojnë Berishën në këtë proces gjyqësor.

Berisha është shprehur se nuk do të shkojë në Gjykatë derisa të kërkohet nga Kuvendi leja për hetimin ndaj tij, ndërkohë që SPAK dhe GJKKO arsyetojnë se nuk ka nevojë për leje nga Kuvendi, pasi masa e sigurisë ndaj Berishës është “detyrim paraqitje”, që nuk e ndalon atë të takohet me elektoratin që e ka zgjedhur.

Ish-kryeministri ka depozituar edhe një padi për gjyqtaren Irena Gjoka për “shpërdorim detyre”.