Berisha: Kërkesa e Ramës për ndërhyrjen e KFOR vjen me urdhër të Vuçiç, qëllimi është ndarja e Kosovës

Ish kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar Edi Ramës që të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës.

Në një reagim për konferencën për shtyp që kreu i qeverisë mbajti mëngjesin e së enjtes ku në fokus ishte situata e krijuar në veri të Kosovës pas vrasjes së një efektivi të policisë, Berisha deklaroi se synimi i tij është që të ndajë Kosovën.  

Teksa komentonte thirrjen e Ramës që KFOR të marrë kontrollin e veriut Berisha tha se nuk është e vërtetë që një gjë e tillë të jetë kërkuar nga Prishtina.

Tezat e padronit dhe shtoj në këtë mënyrë, akuzat ndaj Kosovës, udhëheqjes së saj në problematikën e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit.

Edi Rama kërkoi sot fjalë për fjalë siç kërkoi Beogradi dhe mashtroi shqiptarët dhe publikun se gjoja ka kërkuar Prishtina që komunat e veriut të Kosovës të vendoset KFOR-i. Njësitë ushtarake të KFOR-it si njësi të NATO-s, kanë përgjegjësi ndërkombëtare për garantimin e integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe mbrojtjes së saj.

Qeveria e Kosovës në radhë të parë dhe partnerët ndërkombëtar nuk janë dakord as me padronin e Edi Ramës, Vuçiç dhe argatin e tij në Tiranë. Ata mendojnë dhe besojnë se, përgjegjëse për sigurinë e rendit në të gjithë territorin e Kosovës është Policia. Ajo është linja e parë në garantimin e rendit dhe luftën ndaj kriminalitetit, në të gjithë territorin pa përjashtuar asnjë zonë. Natyrisht në çdo rast ajo bashkëpunon dhe duhet të bashkëpunojë me KFOR-in dhe EULEX-in, sa herë që ti paraqitet nevoja.”

Sipas Berishës, kjo kërkesë e Ramës vjen me porosi të presidentit serb Aleksandër Vuçiç që si qëllim kryesor ka “të dalë tek ndarja e Kosovës mes Serbisë dhe Shqipërisë.”

Kreu i Rithemelimit i bëri thirrje Kosovës që të mos lejojë, siç u shpreh ai, ndërhyrjen në punët e saj të brendshme pasi kjo mund të rezultojë e “dëmshme dhe aspak e dobishme.”