Prej ditës së premte IKMT dhe IMT e bashkisë Shkodër kanë nisur një aksion që sipas tyre është kundër ndërtimeve pa leje. Kjo konsiston në prishjen dhe shkatërrimin e të gjiha pronave që nuk janë ndërtuar në mënyrë të ligjshme.
Sipas drejtuesve të IKMT dhe IMT të bashkisë Shkodër është evidnetuar një listë e plotë më të gjithë subjektet të cilat kanë shkelur ligjin dhe do të ndërhyhet gjatë këtyre ditëve në disa zona të territorit të bvashkisë Shkodër.
Këto zona përfshijnë edhe bujtinat në Theth, të cilat edhe pse janë ndërtuar në tokat e banorëve, janë pa leje.
Banorët e fshatit janë ngritur sot në protestë dhe kanë bllokuar rrugën në Qafë Thore, ndërsa thonë se prishja e këtyre bujtinave do të sillte shkatërrimin e fshatit turistik.
Ata thonë se kanë ndërtuar në tokën e tyre dhe duan që të pajisen me certifikatë pronësie.
Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Shkodër Benet Beci ka vetëm 4 muaj që ka marrë mandatin, të cilin e ka nisur duke i kërkuar bashkëpunimin e IKMT për të vendosur ligjin mbi ndërtimet pa leje.