Begaj dekretoi mbledhjen e Kuvendit të ri, reagon opozita: Çfarë turpi! Shqipëria s’ka president, por një ministër të Ramës

Teksa sot, Presidenti Bajram Begaj nxori dekretin për mbledhjen e seancës së parë plenare të Kuvendit të ri, ka ardhur edhe reagimi nga opozita. Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi në një postim në rrjete sociale ka ironizuar duke thënë se vendi nuk ka president, por një ministër në shërbim të kryeministrit Rama.  

‘Shqipëria nuk ka President të Republikës, por një ministër të Ramës në Presidencë, që firmos çdo gjë që urdhëron Taulant Balla. Çfarë turpi, çfarë niveli mediokër!’, shkruan ai.

Kuvendi i ri, i dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, do të nis punë të premten në orën 10:00, një ditë pasi të jetë mbledhur Asambleja e Partisë Socialiste, ku kryesocialisti Edi Rama do të prezantojnë qeverinë e re.

Në 11 Maj, Partia Socialiste fitoi 83 mandate, Partia Demokratike dhe aleatët e saj 50, PSD 3 mandate, Mundësia 2 mandate, Lëvizja Bashkë 1 mandat dhe Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat.