Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e ish shefit të policisë Kurbin Dritan Metaj. Ky i fundit, u arrestua më 9 tetor pas gjatë operacionit “Flakë në det”.
Metaj akuzohet se ka bashkëpunuar me Gëzim Çelajn, i njohur si “baroni i drogës” duke i shërbyer këtij të fundit.
Shërbimi vinte duke e transportuar dhe duke i krijuar garanci që Gëzim Celaj të mos kapej nga forcat e policisë edhe pse kërkohej prej disa vitesh për një dënim me 10 vite burgim.
Metaj mësohet të ketë kryer kontrolle fiktive në banesën e Çelaj duke krijuar procesverbale falso.
Vetë Metaj ka pranuar para gjykatësve bashkëpunimin me Gëzim Çelajn për shkak të njohjeve të vjetra dhe se nuk mund ta shmangte dot.
Për me tepër në telefonin e shefit të komisariatit Kurbin Dritan Metaj, janë gjetur biseda të hollësishme për transportimin e “baronit të drogës” nga njëra bazë në tjetrën me qëllim shmangien e arrestimit nga policia.