Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka folur në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së mbajtur nga grupi.
Bardhi tha se ka informuar grupin në mbledhje për atë që ndodhi në Konferencën e Kryetarëve.
Ai theksoi se nuk ka marrëveshje me PS, ka një dialog politik normal për të gjetur zgjidhje për problemet politike.
Sipas tij Rama është një kundërshtar i çdo shqiptari të ndershëm, ndërsa tha se normalizimi i jetës parlamentare është qëllimi i “Rithemelimit”.
“Pas mbledhjes së djeshme të Konferencës së Kryetarëve sot kam informuar grupin për atë që është rënë dakord për përmbushjen e tre shqetësimeve të opozitës dhe grupi ka mbështetur qëndrimin që përfaqësuesit e vet duke nisur nga kryetari i grupit dhe secili prej anëtarëve ka mbajtur në konferencën e kryetarëve.
Për ne normalizimi i jetës parlamentare ka qenë dhe mbetet qëllim i joni, por sigurisht pa u nënshtruar apo pa tejkaluar nevojën që ka Shqipëria për respektimin e kushtetues.
Ne kemi rënë dakord në parim, është duke u punuar për të finalizuar këtë dakordësi. Ajo dakordësi të përkthehet në vendimmarrje të Kuvendit. Jemi duke punuar për tre çështjet që ramë dakord dhe PD i qëndron dakordësisë.
Secili është i lirë të shprehë mendimin, Salianji ka shprehur mendimin e tij, nuk kam koment. Grupi i PD ndoshta ndonjë zë kundër, por pjesa më e madhe ka mbështetur qëndrimin.
Nuk ka asnjë marrëveshje me Ramën, ka një dialog në konferencën e kryetrarëve për ti dhënë zgjidhje situatës në Kuvend.
Ka një dialog politik normal që palët të gjejnë zgjidhje. Në këtë rast ka gjetur një dakordesi mes palëve
Sa për hapat pas e ftoj të numërojë hapat, do shkojë nga 3 në 2 në 1 dhe pastaj ai do shkojë në hapa pas”, tha Bardhi.