Banorët e Bërxullës në protestë kundër projektit të rrugës Thumanë – Kashar

Banorët e Bërxullës kanë dalë mëngjesin e sotëm në protestë kundër ndërtimit të rrugës Thumanë – Kashar.

Prindërve protestues u janë bashkuar edhe fëmijët, të cilët kanë bojkotuar shkollën dhe me pankarta në duar kërkojnë që të merren parasysh kërkesat e të gjithë banorëve.

‘Po na vrisni të ardhmen’, ‘Prona është pasuria jonë’, janë disa nga pankartat e fëmijëve, teksa banorët kanë bllokuar rrugën dhe nuk lejojnë qarkullimin e makinave.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, teksa ka patur edhe përplasje mes banorëve dhe efektivëve që kërkojnë t’i largojnë nga rruga.