Prokuroria e Posaçme ka thirrur sot të dëshmojë Adrian Çelën, ish-drejtuesin politik të Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit.
Ai do të pyetet në lidhje me dosjen e Jurgis Çyrbjas, pasi përgjimet nxorën në pah se emri i tij ishte futur i treti në listën e PS-së pas ndërhyrjeve të anëtarëve të bandave kriminale.
Sipas dosjes hetimore, Plaurent Dervishaj dhe Mond Çekiçi, i vrarë në Durrës, kanë biseda mes njëri-tjetrit për ta futur Çyrbjan në listën e PS-së për deputet në qarkun e Durrësit në zgjedhjet e vitit 2021, të tretin dhe jo të pestin siç ishte parashikuar.
Pak ditë më parë në SPAK dëshmoi edhe Vnagjush Dako, një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit Rama dhe drejtues politik për shumë vite i atij qarku, i cili mund të ketë informacione për përpilimin e listës së PS-së në zgjedhjet e vitit 2021.