Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesditës së sotme në qytetin e Fushë Arrëzit.
Një 19-vjeçar është plagosur me thikë nga babai i tij, për motive të dobëta.
Mësohet se e riu, Oltion Mardodaj është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pukës, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij.
Policia ka njoftuar se ka shoqëruar në komisariat babain Anton Mardodaj.