Një avokate është shpallur në kërkim pasi ka mashtruar dy klientët e saj. Kanë qenë këta të fundit që kanë bërë kallëzim në polici për avokaten Klotilda Kola, e cila ju ka marrë dy shtetasve paratë duke u premtuar përfaqësim gjyqësor. Por avokatja i ka mashtuar ata dhe për këtë arsye ajo është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e saj.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:
-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen K. K., 59 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi kanë kallëzuar 2 shtetas, se shtetasja K. K., në cilësinë e avokates, iu ka marrë shuma të ndryshme parash, me anë të mashtrimit, duke iu premtuar përfaqësim gjyqësor. Punohet për kapjen e shtetases K. K.