Avokati dhunon punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Vlorës

Një incident është regjistruar sot në Gjykatën e Vlorës, ku punonjësi i sigurisë është dhunuar nga avokati Redi Llanaj.

Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në hyje të Gjykatës, në zonën ku kalojnë personat përmes detektorëve të metaleve.

Avokati Redi Llanaj ka kërkuar të hyjë në pjesën ku kontrollohet nga pajisja qe mbajne rojet për metalet, por është penguar nga punonjësi i sigurisë. 

Nga këtu ka nisur një debat, mes avokatit dhe punonjësit të sigurisë. Ky i fundit, u dhunua nga Llanaj, i cili po ashtu është avokat i ish-deputetes, Monika Kryemadhi.

Pas incidentit, ai është shoqëruar në polici, me qëllim sqarimin e situatës. Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme, një person ka kërcënuar rojën e Gjykatës së Apelit, pas një debati të momentit. Ai është arrestuar nga policia dhe është shoqëruar drejt Komisariatit.