Auditoret bosh, studentët e Mjekësisë vijojnë bojkotin e mësimit

Studentët e Mjekësisë nuk janë futur as sot në auditorë për të vijuar studimet, por sërish janë mbledhur përpara ambienteve të universitetit për të protestuar.

Ata kërkojnë shfuqizimin e ligjit që i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas diplomimit, ose në të kundërt do t’u duhet të paguajnë një tarifë të lartë për të tërhequr diplomën.

Studentët shprehen se protestat do të vijojnë deri në zgjidhjen e kësaj çështje, teksa hapi i radhë do të jetë Gjykata Kushtetuese, e cila do të vendosë për shfuqizimin ose jo të këtij ligji.