Atentatet po vrasin edhe njerëz të pafajshëm, ministri Ervin Hoxha: Së shpejti do kemi një rezultat për ngjarjen në Shkodër

Masakra e djeshme në qytetin e Shkodrës ka tronditur opinionin publik, pasi përveç shënjestrave të atentatit që ishin në moshë fare të re, u vra edhe një grua e pafajshme si dhe u plagos rëndë burri i saj.

I pyetur në lidhje me këtë ngjarje të rëndë  ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha tha sot se të gjitha forcat e policisë së shtetit kanë shkuar në Shkodër për të bërë të mundur arrestimin e autorëve.

Ai siguroi se shumë shpejt do të ketë rezultat konkret në lidhje me ngjarjen.

“Dje të gjitha forcat e policisë së shtetit kanë shkuar në Shkodër për të bërë të mundur arrestimin e autorëve, Janë atje për të bërë detyrën e tyre. Shumë shpejt do të kemi një rezultat konkret në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur dje”, tha ministri.