Mbrëmjen e së mërkurës dy persona u plagosën me armë zjarri në lagjen “24 maji” në qytetin e Vlorës.
Sipas policisë, të plagosurit janë Kevin Hajrulla 30 vjeç dhe Armand Spahiu 35 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë 30-vjeçari Hajrulla, ndërsa i plagosuri i dytë ishte kalimtar rasti, por fatkeqësisht plumbat e shkrepur i shkaktuan plagë në trup.
Në informcionin zyrtar, Policia e Vlorës njoftoi se pas ngjarjes në fshatin Panaja është gjetur një makinë e djegur, e cila dyshohet se u përdor nga autori/autorët në atentatin e mbrëmshëm.
Brenda tij janë gjetur dy armë zjarri tip kallashnikovë dhe disa krëhëra me fishekë. Kevin Hajrulla është kushëriri i Inez Hajrullës, i cilësuar si i forti i Vlorës, i cili u ka shpëtuar disa atentateve.
Mediat raportuan këtë të enjte se Kevin Hajrulla është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa gjendja shëndestësore e tij mbetet e rëndë.