Asambleja e Përgjithshme voton PRO, Shqipëria ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB

Shqipëria do të marrë një tjetër rol ndëkrombëtar, pasi nga 1 Janari 2024 deri në 31 dhjetor 2026 do të ketë një vend në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjoithshme të zhvilluar dje, 123 vendet anëtare votuan PRO Shqipërisë, teksa vendi tonë do t’i bashkohen edhe 14 shtete të tjera: Brazili, Bullgaria, Burundi, Kina, Bregu i Fildishtë, Kuba, Republika Domenikane, Franca, Gana, Indonezia, Japonia, Kuvajti, Malaui dhe Hollanda.

Për këtë lajm ka reaguar edhe kryeministri Rama, i cili njofton për votën PRO që anëtarët e Asmablesë i dhanë Shqipërisë.

Postimi i Ramës:

SHQIPËRIA MERR NJË TJETËR ROL NDËRKOMBËTAR

Shqipëria ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB. Dje, 123 vende anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së votuan PRO SHQIPËRISË si një prej 15 vendeve që do të ulen në KDNJ nga 1 janari 2024 deri në 31 dhjetor 2026.

15 anëtarët e rinj të KDNJ:

Shqipëria

Brazili

Bullgaria

Burundi

Kina

Bregu i Fildishtë

Kuba

Republika Domenikane

Franca

Gana

Indonezia

Japonia

Kuvajti

Malaui

Hollanda