Arrstimi i Ilir Metës/ Partia e Lirisë proteston para SPAK, kërkon lirimin e ish-presidentit

Mbështetës dhe përfaqësues të Partisë së Lirisë kanë dalë në protestë para SPAK duke kërkuar lirimin e Ilir Metës. Protestuesit mbanin në dorë pankarta në  duar ndërsa  duke thënë ‘jo drejtësi me regji’.

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi mbajti një fjalim, duke hedhur akuza ndaj SPAK. Sipas tij, SPAK është mbrojtësi i korrupsionit shtetëror.

“Ne jemi sot këtu sepse SPAK është sot mbrojtësi i vetëm i krimit ekonomik e shtetëror të kësaj narko qeevrie. Korrupsion dhe krim shtetëroro-ekonomik, përmasat e cilit janë aq të rënda sa kanë tronditur themelet e ekonimisë së vendit dhe kanë detyruar mbi 1 milion shqiptarë të largohen. SPAK është mbrojtësi më i madh i pastrimit të parave të pista, sepse nuk lëviz as gishtin, por mbyll sytë përpara kullave dhe intestimeve me para të pista, pak metra larg kësaj godine. SPAK është mbrojtësi i korrupsionit shtetëror politiko-ekonomik, të lidhura me afera si McGonigal”, theksoi ai.

Duke folur në protestë, Tedi Blushi lexoi letrën dhe mesazhin e shkruar nga Ilir Meta, i cili shprehet se me veprimet arbitrare është vrarë besimin te drejtësia shqiptare.

“Jemi këtu për një mision kombëtar për një drejtësi të pavarur. SPAK është bunkeri i fundit i qeverisë së Ramës. Është vrarë besimi tek drejtësia. Sot kemi në pushtet një narko-qeveri, më të korruptuarën e Europës. Kjo drejtësi mbylli dosjen e Dibrës, Elbasanit. Rama ka blerë dhe ka grabitur zgjedhjet. SPAK është kthyer në oksigjen për Rilindjen. SPAK mbyll sytë përpara kullave të drogës dhe korrupsionit shtetëror, të lidhur me afera ndërkombëtare, si ajo McGonigal. SPAK është mbrojtësi i tradhtisë kombëtare, me mosveprimet e tij, përballë denoncimeve shokuese. Me inceneratorin e Tiranës është vjedhur pa maska. Opozita po persekutohet politikisht, përmes hetimeve të montuara’, tha ai.