Edlira Çepani, Ermal Hasimja dhe Florian Hackaj janë tre emrat që opozita është dakordësuar si kandidat të mundshëm për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë, pas shkarkimit të Erion Veliajt.
Pas disa ditësh negociata mes Partisë Demokratike dhe partive të tjera opozitare është gjetur konsensusi që të dalin me një emër të përbashkët në zgjedhje përballë Ogerta Manastirliut të Partisë Socialiste.
Këtë të mërkurë, grupi negociator i Partisë Demokratike, u takua me kreun e Nismës Thurje, Endri Shabani, më pas me drejtues të Partisë Mundësia dhe PDIU ku duket se kanë rënë dakord për disa emra.
Një prej tre negociatorëve të PD, Belind Këlliçi në një deklaratë për mediat më herët tha se opozita është e unifikuar për idenë që do të dilet në garë përballë Ogerta Manastirliut me një kandidat të vetëm.
Edlira Çepani, Ermal Hasimja dhe Florian Hackaj jane tre kandidatët potencial, ndërsa pritet me interes se cili do të jetë mes tyre i zgjedhuri nga opozita.