“Arret në shtëpi” për Berishën, flet avokati: Ndalimi i komunikimit, shkelja e radhës e ligjit nga GJKKO, duhej leje nga Kuvendi

Gjykata e Posaçme shpalli sot vendimin për pranimin e kërkesës së SPAK për Sali Berishën, i cili do të jetë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” nën mbikëqyrjen policore.

Pas shpalljes së vendimit, ka reaguar edhe avokati Genc Gjokutaj, i cili deklaroi se gjyqtarja ka bërë sërish shkelje ligji, pasi për të mos lejuar komunikimin e Berishës me të tjerë duhej të kishte marrë leje nga Kuvendi.

“Ky ishte vendimi sot. Ajo që ishte shqetësuese është se ky vendim vjen me ndalim komunikimi për një deputet. Duhet të ishte marrë autorizim i veçantë nga kjo gjykatë. Pritej se kjo gjykatë ka bërë dhe shkelje më të mëdha. Vendimi ishte i thatë; ndalimi i komunikimit, dhe lejimi vetëm me familjarët që bashkëjeton”, tha avokati Genc Gjokutaj.