Arrestohet me urdhër të SPAK ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit

Rajmonda Dashi, ish-drejtoreshë e Kadastrës së Durrësit, është arrestuar ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Ajo aktualisht punon në Drejtorinë e Kadastrës në Kamëz dhe Vlorë, teksa prangat ia janë vënë në zyrën e punës.

Nuk dihet ende përse SPAK ka kërkuar arrestimin e zyrtares, ndërkohë që pritet të mësohet se cilat kanë qenë shkeljet që ka gjetur Prokuroria në punën e ish-drejtoreshës së Kadastrës së Durrësit.