Arrestohet aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja

Ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja. Sipas një njoftimit të policisë, ai akuzohet se përmes mashtrimit i ka marrë makinën një shtetasi dhe më pas e ka shitur atë.

Ka qenë pronari i makinës që ka bërë denoncimin në polici, me këtë të fundit që ndaluan aktorin e humorit. Mësohet se Veleshnja ia ka marrë makinën një mikut të tij dhe më pas e ka shitur për 2 milionë lekë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur”, njofton policia.