Arrestohet 34 vjeçari në “Qyteti Studenti”, pjesë e rrjetit kriminal për trafikimin e drogës

Një 34 vjeçar nga Elbasani është arrestuar sot në “Qytetin Studenti” në Tiranë pasi akuzohet se ëhshtë pjesë e një rrjeti kriminal që tregtonte drogë.

Enea Tollumi, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

34-vjeçari akuzohet si pjesëtar i një rrjeti kriminal për prodhimin, shitjen dhe trafikimin e llojeve të ndryshme të drogave, rrjet i cili u godit nga Policia e Elbasanit, në muajin qershor të këtij viti, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Rrjeti”.

Vënia në pranga e këtij shtetasi e çoi në 56 numrin e shtetasve në pranga për këtë megaoperacion, gjatë të cilit janë sekuestruar sasi dhe doza të drogave të ndryshme, armë zjarri, municion luftarak, armë të ftohta dhe shuma të mëdhaja parash në valuta të ndryshme.