Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj është paraqitur sërish në SPAK këtë të premte. Sipas disa burimeve, ai do të dorëzojë disa dokumente tek hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Kjo është herë e dytë që ai shkon në Prokurorinë e Posaçme teksa dje qëndroi për 5 orë dhe pasi doli tha se kishte “ardhur vullnetarisht për të shprehur bashkëpunimin e tij me këtë institucion”.
“Erdha vullnetarisht për të shprehur bashkëpunimin tim me institucionin”, tha Arbër Veliaj një ditë më parë teksa largohej nga SPAK.
Lexo edhe https://ditar.al/nga-kolegu-tek-vullnetari-vellezerit-veliaj-dhe-dashuria-e-tyre-per-spak/
Megjithatë ai nuk u ndal që t’iu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve për arsyet se përse ishte thirrur nga prokurorët e posaçëm.
Arbër Veliaj është pyetur në lidhje me hetimet që po bëhen ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili u arrestua në shkurt të këtij viti për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.
Në hetim është edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, e cila është në masën detyrim paraqitje, si dhe 6 biznesmenë.