Apeli ka lënë në burg Leonard Palushin, duke mos e ndryshuar masën e sigurisë. Palushi, ish efektiv policie u arrestua pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Sipas akuzes, Palushi bënte “lojë të dyfishtë” duke shitur informacion te grupet kriminale si dhe duke dekonspiruar kështu aksionet e nisura nga policia dhe prokuroria.
Palushi është deklaruar fajtor me akuzën “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”dhe është dënuar përfundimisht me dy vite e katër muaj burgim.
Ai do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme dhe i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5-vjeçar…”
Leonard Palushi është një nga personat e arrestuar në sajë të dosjes së koduar “Plumbi i Artë”, dhe roli i tij në fakt, ka dalë në pah nga dëshmia e Nuredin Dumanit.