Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën për heqjen e sekuestros të vilës në Palasë që është në pronësi të ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt, i cili është në arrati.
Ka qenë Elda Dinaj, shoqja e ish gruas së Arbën Ahmetaj që ka paraqitur një ankesën ku kërkon heqjen e sekuestros e një vilë në zonën e Palasës që është sekuestruar në kuadër të hetimit pasuror për ish zv/ kryeministrit. Por gjyqtarja Saida Dollani e ka rrëzuar kërkesën e saj.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare znj. Saida Dollani, sot më 07.03.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 63, datë 27.02.2025 regjistrimi, kthyer për rishqyrtim me një tjetër trup gjykues nga Gjykata e Lartë, pas prishjes së vendimit nr. 189, datë 07.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar – disponuar mbi ankimin e paraqitur nga ankuesja E.D., ndaj vendimit nr. 449 akti, datë 31.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për heqjen/ndryshimin e masës së sigurimit pasuror, dhe vendosi: – Miratimin e vendimit nr. 449, datë 31.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”- thuhet në njoftimin e gjykatës.
Dinaj është një nga njerëzit më të afërt të Albina Mackës, ish-gruas së Ahmetaj. Gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët, Maçka, ka pretenduar se vilën në Palasë ja ka lënë një shoqja e saj e cila jeton në Zvicër dhe pretendon se ka vetëm një banesë në ish-Bllok.