Altin Qato është larguar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Rrugore. Burime për mediat bëjnë me dije se në vend të tij është emëruar Perlat Vatoci, i cili deri më tani ka mbajtur postin e Këshilltarit i Drejtorit të Përgjithshëm.
Më herët ka shërbyer si drejtor i policisë në Kukës dhe Gjirokastër, duke pasur një karrierë të gjatë në radhët e uniformave blu.
Ende nuk dihen arsyet e largimit të Qatos nga Policia Rrugore, post që e mbante prej 4 vitesh.
Ndërkohë Arbër Zemani nga Shef i Sektorit të Narkotikëve në DVP Tiranë u emërua Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit Shkodër.
Adrit Elmazi nga Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit Shkodër u emërua në DPPSH, Specialist te Drejtoria Strategjike.