Alarmi ekonomik i Shqipërisë, tre sektorët që do “shkunden me themel” nga Bashkimi Evropian

Rruga e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian duhet të kalojë në filtra të shumta. Çdo sektor i këtij vendi duhet të përafrojë kushtet dhe standardet, që kërkojnë vendet e BE-së.

Përkatësisht karburantet, duhani, bujqësia janë tre sektorët, që Bashkimi Evropian do t’i shkundë deri në themel. Kështu shprehet drejtuesi ekzekutiv i Creative Business Solutions (CBS), Enio Jaco.

Në prezantimin e raportit “Impakti i Tranzicionit në BE në Ekonominë Shqiptare”, Jaco thotë se në Shqipëri, pritet të mbyllen mbi 900 pika karburanti.

Po ashtu edhe konsumi i duhanit pritet të bjerë me 80% dhe shumë ferma blegtorale, përkatësisht 180 mijë të tilla rrezikojnë mbylljen për shkak të konkurrencës europiane.

“Deri në vitin 2050, zbatimi i politikave të harmonizuara me BE-në në të gjithë këta sektorë parashikohet të rezultojë në një humbje kumulative vjetore të të ardhurave fiskale që tejkalon 620 milionë euro, që përfaqëson gati 3% të PBB-së.Duke pasur parasysh shkallën aktuale të rritjes së PBB-së së vendit prej 3.3%, një humbje e tillë mund të përfaqësojë ndryshimin kritik midis rritjes së qëndrueshme të moderuar ekonomike dhe stagnimit të mundshëm”, thuhet në raport.

Ai thekson se në çdo sfidë ka mundësitë e veta, por për kapjen e trenit të zhvillimit, të gjithë aktorët shoqërorë duhet të përgatiten shumë mirë.

Sipas tij, fokusi është te agjenda e gjelbër dhe te zhvillimi i teknologjisë, projekte këto, që duhet t’i përvetësojmë dhe të mësojmë prej tyre.

Postimi i Enio Jaco:

Karburantet, Duhani, Bujqësia – tre sektorë që BE-ja do t’i shkundë deri në themel.

Në prezantimin mbi raportin “Impakti i Tranzicionit në BE në Ekonominë Shqiptare”, ndamë fakte që nuk i gjen në lajme:

🚫 930 pika karburanti drejt mbylljes,

🚬 Konsumi i duhanit pritet të bjerë me 80%,

🌾 180,000 ferma të vogla në rrezik nga konkurrenca europiane.

Por në çdo sfidë fshihet një Mundësi.

💡 BE sjell akses në Miliarda euro fonde, një agjendë të Gjelbër për të investuar në Teknologji, dhe një rrugë të re për bujqësinë moderne shqiptare.

🛣️ Ky raport nuk është thjesht analizë. Është një sinjal alarmi që thotë: “Bëhu gati ose mbetesh pas.”

Per ata qe duan te lexojne raportin:

https://iai.al/…/Ndikimi-i-Anëtarësimit-në-BE-në-Tre…