Një i dënuar ka tentuar të djegë qelinë në burgun e Drenovës. Sipas informacioneve, i burgosuri i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, fillimisht ka tentuar t’i vendosë zjarrin dyshekut, gjë që ka alarmuar të burgosurit e tjerë.
Kanë qenë punonjësit e policisë së burgut që kanë ndërhyrë menjëherë duke parandaluar ngjarjen, duke i hequr çakmakun, të cilin i dënuari, identiteti i të cilit nuk dihet, e përdorte për të ndezur cigaret.
Mësohet se i burgosuri e ka bërë dhe herë të tjera ndërsa ai po mbahet nën vëzhgim.