Florian Rama është 31-vjeçari shqiptar, i akuzuar për vrasjen e të riut maroken Soufian Mraha, në qershor të 2019-ës në Spanjë. Ai u arrestua më 6 janar në Angli dhe më pas u ekstradua në Spanjë.
Ndërkohë gjykata spanjolle ka urdhëruar marrjen forcërisht të kampionit të ADN për shqiptarin, pasi tre dëshmitarë e kishin identifikuar atë në skicat e fotografive të policisë të dhjetëra personave me precedentë penalë që hetuesit u treguan atyre.
I riu jetonte në Vigo në 2019-ën, konkretisht në rrugën Lorient pranë Balaídos dhe celulari i tij e tregonte në vendin e krimit, mëngjesin kur ndodhi ngjarja.
Gjithashtu kamerat kapën një person që largohej nga vendi ngjarjes drejt një rruge që për koincidencë aty jetonte edhe një shoku i Ramës.
Ndërkohë gjykata ka kërkuar edhe ADN e tij për të përforcuar provat lidhur me autorësinë por Rama ka refuzuar duke detyruar gjykatën të kërkojë marrjen forcërisht të saj.
ADN do të krahasohet me profilin gjenetik mashkullor të gjetur në një gjurmë gjaku në vendngjarje.
Soufian Mrara, i riu me origjinë marokene, u godit me thikë jashtë një lokali në Salceda de Caselas në vitin 2019. I dyshuari kryesor për vrasjen e të tij është shqiptari me precedent për trafik droge.