Një i paraburgosur në Vlorë ka ndërruar jetë sot, pasi ka shfaqur probleme në këtë institucion.
73 vjeçari Binjar Llano Llanaj akuzohej për “vepra të turpshme” ndërsa është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, por ka ndërruar jetë sapo mbërriti.
Përmes një njoftimi për shtyp, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informoi se i paraburgosuri Binjar Llano Llanaj ndërroi jetë sot në Spitalin Rajonal të Vlorës.
“Ai u dërgua në spital me shenja jete, pasi kishte shfaqur shqetësime shëndetësore gjatë qëndrimit në institucion. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ai ndërroi jetë sapo mbërriti në urgjencë”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Binjar Llano Llanaj, lindur më 25 mars 1951 dhe banues në Kaninë, Vlorë, ishte i dënuar për kryerjen e veprës penale “Vepra të turpshme”.