Prokuroria e Posaçcme (SPAK) ka zbuluar edhe akuzat zyrtare ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesit të kullave te ish-kompleksi Partizani, Fatmir Bektashit.
Sipas SPAK, Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim sipas nenit 260 dhe 25 i Kodit Penal, por për të nuk mund të jepet masa e sigurisë arrest me burg”për shkak se është mbi 70 vjeç.
GJKKO ka caktuar mbrëmjen e sotme detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa I ka sekuestruar edhe pasaportwn.
Ndërkohë, Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim sipas nenit 260 dhe Pastrim i Produkteve në bashkëpunim me Fatmir Bektashin sipas nenit 287 të Kodit Penal.
Përsa ipërket ndërtuesit Fatmir Bektashi, ai akuzohet për korrupsion aktiv dhe pastrim i produkteve të veprës penale në bashkëpunim me Malltezin.
Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit, sapo ishte kthyer nga një vend anëtar I Bashkimit Europian. Ai është vënë nën hetim për shkak të privatizimit të kompleksit “Partizani”. Padia është bërë nga ministri Taulant Balla në vitin 2020, atëherë si kryetar i Grupit Parlamentar I PD-së.