Një 51-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë punës në uzinën e ferrokromit në fshatin Bradashesh të Elbasanit.
Raportohet se 51 vjeçarit Rudin Meçja i ra një pllakë me peshë prej qindra kg mbi trup, duke i shkaktuar dëmtime serioze. Për shkak të gjendjes kritike është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë ku po i nënshtrohet trajtimit të specializuar mjekësor. Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
“Në fshatin Bradashesh, dyshohet se gjatë punës në uzinën e ferrokromit, është dëmtuar shtetasi R. M., 51 vjeç, i cili është dërguar për mjekim në spital dhe është në kujdesin e mjekëve”, informoi sot policia.