Aksident tragjik në Divjakë, humb jetën 15-vjeçari me motoçikletë

Një aksisent  tragjik me pasojë vdekjen e një 15 vjeçari ka ndodhur sot në aksin ‘Pushimi Shoferit –Divjakë”.

Sipas informacioneve, mjeti tip Benz me drejtues shtetasin R. Çelaj është përfshirë në aksident me një motomjet që drejtohej nga shtetasi  E.V 15 vjeç, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë për shkak të plagëve që mori.

Raportohet se policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit dhe për të marrë dëshmitë përkatëse.