Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku makina e Policisë është goditur nga mbrapa nga një mjet tip “Range Rover”.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur efektivi i policisë dhe punonjësi i një servisi makinash, të cilët janë nisur me urgjencë drejt spitalit.
Sipas burimeve nga policia, drejtuesi i “Range Rover-it” ka qenë në gjendje të dehur, ndërkohë që ëhstë shoqëruar drejt Komisariatit të Vlorës.