Një aksident i rëndë me një të vdekur ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit Pojskë. Raportohet se nga përplasje e dy makinave “kokë më kokë” ka humbur jetën një person.
Për nxjerrjen e trupit të viktimës nga mjeti është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa dyshohet se shpejtësia e lartë dhe humbja e kontrollit mund të kenë qenë faktorët kryesorë të perplasjes se dy mjeteve.