Aksident masiv në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, përplasen tetë automjete

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e kësaj të premte në rrugën dytësore Durrës-Tiranë.

Mediat raportojnë se në aksident janë përfshirë 8 automjete.

Aktualisht nuk raporotohet për persona të lënduar si pasojë e përplsjes masive.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.