Aksident i rëndë në Korfuz, humb jetën 39 vjeçarja shqiptare

Një 39 vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Korfuz. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të hëne ku mjeti me të cilin po udhëtonte shqiptarja është përplasur me një shtyllë elektrike.

Si pasojë e përplasjes së fortë me shtyllën, 39 vjeçarja ka humbur jetën në çast. Pas aksidentit mbërriti në vendin e ngjarjes një autoambulancë, ku ekipet e shpëtimit kanë konfirmuar vdekjen e 39-vjeçares, me shtetasi shqiptare.

Shërbimi Zjarrfikës ka mundur më pas të nxjerrë trupin e saj nga mjeti.

Drejtoria e Policisë Jugore të Korfuzit po kryen një hetim paraprak për zbardhjen e rrethanave të sakta të aksidentit rrugor