Aksident i rëndë në Fier, makina përplas fëmijën 4 vjeç

Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në Marinëz të Fierit  ku një fëmijë 4 vjeç është përplasur nga një automjet.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30, ku automjeti me drejtues shtetasin I. K., 58 vjeç, banues në Roskovec, ka përplasur 4 vjeçarin, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme procedurale.

“Rreth orës 15:30, në fshatin Marinëz, automjeti me drejtues shtetasin I. K., 58 vjeç, banues në Roskovec, ka përplasur një fëmijë 4 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit për veprime të mëtejshme procedurale.”- njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.