Agron Shehaj nga Korça: Vota juaj është zgjidhja përballë këtij pushteti që ka një thes me para

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj hapi sot degën e Korçës, e dyta pas asaj në Vlorë, teksa pritet që degët të hapen në çdo qark të Shqipërisë.

Mes qindra qytetarëve korçarë, Shehaj tha se sfida e madhe është përballja me thesin e madh të parave që ka pushteti, por që vetëm vota është zgjidhja.

“Ne shohim cila është zgjidhja dhe çfarë duhet të bëjmë që kjo që po ndodh në Shqipëri, kemi 12 vjet që kemi një pushtet në duart e një njeriu të vetëm,që po nk vepruam ka shumë gjasa që do vazhdojë edhe për 12 vjet të tjera.Kjo është ajo që mua më intereson dhe kjo është ajo për të cilën unë po punoj,nëse kjo situatë vazhdon në këtë mënyrë më shumë shqiptarë do ikin,më pak qytetarë do besojnë se mund të ketë në Shqipëri një rotacion politik.

Kjo është arsyeja pse kemi vepruar dhe krijuar një lëvizje të re politike,të besueshme.

Pyetjes se me kë do të jetë në koalicion,Shehaj përgjigjet:-Ne nuk do jemi në kualicion me asnjë parti politike.

Ne sot jemi të përqëndruar tek zgjedhjet e ardhshme dhe siç e thashë konkuroj me logon e partisë”Mundësia”me emrin e partisë,me listën e kandidatëve që do marrin pjesë në zgjedhje dhe kjo është ajo që po ahohim dhe jemi të përqëndruar në këto momente.

Se si do vijë puna dhe çfarë do bëjmë kjo do varet nga shumë elementë,çfarë duhet të bëjmë,cili ëahtë qëllimi,synimi,kjo është për të vendosur pas zgjedhjeve për momentin jemi të përqëndruar te zgjedhjet.

Pyetjes në rast humbje a do të japë dorheqjen si kryetar,Shehaj përgjigjet/-Absolutisht po,nëse humbas.

Mesazhi im nga Korça është që nuk duhet të dorëzohemi pavarsisht vështirësive.

Është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë të ngulim këmbë,është një proçes,kjo që ju shikoni sot nuk u bë brenda ditës.E filluam dhjetorin e kaluar dhe tani pas 9 muaj në Korçë është kjo që shikoni.

Partia “Mundësia”do të sjellë një mënyrë tjetër përfaqësimi,në njëfarë mënyre ajo që unë kam bërë në parlament këto vite që kam denoncuar me emra dhe prova,ministra që vjedhin,rrugët që bëhen nëpërmjet kompanive ofshorë etj,kompanitë që përdoren oër të vjedhur taksat e shqiptarëve,shëndetësisë,duke i kërkuar llogari guvernatorit të bankës së Shqipërisë se si vidhen mbi 100 mijë shqipëtarë nëpërmjet skrmës së mikrokredisë,duke i kërkuar llogari ministres se si vidhen paratë e BE.Ky është modeli tek i cili ne besojmë.

Kjo është ajo që ne duam t’i ofrojmë shqiptarëve një qeveri të pakorruptuar.