Agron Malaj jep dorëheqjen si kryebashkiak i Matit, drejt kandidimit për deputet

Siç ishte parashikuar, kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj, do të kandidojë për deputet në listat e Partisë Socialiste.

Ai ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme në këtë bashki.

Agron Malaj është një nga ish-gardistët e 21 Janarit, që kryeministri Rama e kandidoi për kryetar bashkie në Mat, pavarësisht se vetë kreu i qeverisë ka hedhur akuza mbi Gardën dhe ish-qeverinë Berisha për “21 Janarin”.

Ai arriti të zgjidhet 2 herë kryetar bashkie i Matit, por këtë mandat e la pas 1 viti për shkak se tashmë duket t’i jetë premtuar një vend në listën e sigurt të kandidatëve.

Ditën e nesërme do të mësohet edhe renditja e tij në listën e kandidatëve, pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste.