Açka: Rama krahasoi konfliktin në Kosovë me atë në Izrael, u duk si ftesë për Vuçiçin që të fillojë spastrimet

Deputetja e PD-së, Flutura Açka ka komentuar sot fjalimin e Ramës në Kuvend ku u diskutua për ccështjen e Kosovës.

Açka tha se dikur e lexonte me endje Ramën por sot as nuk e frymëzoi, e madje iu duk fjalim i tmerrshëm. Açka tha se krahasimi që i bëri Rama konfliktit në Kosovë me atë në Izrael, që s’kanë asnjë lidhje as për sfondet historike, ishte i tmerrshëm dhe i ngjasonte një ftese për Vuçiçin, që ai të fillojë spastrimet në Kosovë.

“Fjala e tij ishte një fjalë e gjatë gati e mërzitshme, jo e natyrës së tij, as frymëzonte dhe as nuk kishte asgjë të re. Justifikime pa fund dhe ankesa ndaj atyre sharëve nëpër FB, a thua se kryeministri jonë nuk është institucion, që nuk duhet të merret shumë me FB por me punët e këtij shteti, që ka marrë arratinë mesa duket. A thua se duhet të frymëzohet nga FB dhe syber space. Ishte fjalim skandaloz, me shumë gabime dhe justifikime, jo të natyrës së tij.

Dikur e kam lexuar me endje këtë njeri në fillimet e para, në shkrimet e tij. E përshëndes me poezinë e një autori FB, që thotë për ta sharë Ruisën “Rusi, rusi, ke qenë superfuqi tash sje ma”, Kryeministri me fjalimin e tij më bëri shumë përshtypje.

Ju kujtoj moment në ’97 mbas asaj kafes të famshme në Greqi mes Milosheviç me Nanon, filloi fushata dhe genocide serb. Kështu vëllazërimet, janë historira që shqiptarët nuk i besojnë shumë.

Krahasimi që bëri me luftën e Izraelit është gjëja më e rrezikshme sot, se ngatërron mikun me armikun, dhe sfondet historike,  të bësh një paralelizëm sot të këtyre dy konflikteve që s’kanë asgjë të përbashkët, veç faktit që e paska zënë në gojë Bill Klinton.

Fjalimi i tij i sotëm, duke bërë këtë paralelizëm të tmerrshëm me Izraelin, m’u duk një ftesë për Vuçiçin për të filluar spastrimin në Kosovë.