Abuzimi me fondet e IPARD, Rama: Rast të tillë ka patur edhe Kroacia, do bëjmë disa korrektime

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Kroaci ka zhvilluar edhe një konferencë për media së bashku me homologun kroat Andrej Plenkovic.

Mes të tjerash ai ka folur edhe për abuzimet me fondet e IPARD për bujqësinë, ku u shpreh se një rast të tillë ka patur edhe Kroacia, ndaj do të kërkojë ndihmën e tyre për korrektimet që do të bëhen në fushën e administrimit të fondeve të Bashkimit Europian.

“Kemi kërkuar mbështetje direkte për procesin e negociatave dhe duam të përfitojmë sa më shumë mbështetje për turizmin, sigurinë kibernetike, ndihmën aktive në funksion të punësimit, si edhe për të trajtuar në mënyrë specifike raste, siç është rasti që ne kemi aktualisht lidhur me disa korrektime që do bëjmë në fushën e administrimit të fondeve të BE për bujqësinë, se një raste të ngjashëm ka pasur edhe Kroacia dhe na intereson të mësojmë për adresimin struktural që ka bërë qeveria e Kroacia”, u shpreh Rama.