Kreu i PL, Ilir Meta ka dalë në një konferencë me gazetarët ku ka folur sërish për arsyen përse u thirr nga SPAK.
Ai theksoi se Rama po përdor SPAK për të eleminuar opozitën përmes akuzave që u bën liderëe të saj.
Sipas Metës, kundërshtarët e tij bënë gjithçka për të rrëmbyer vulën e Partisë së Lirisë përpara konventës së saj historike të 27 prillit, sepse duan një Shqipëri pa opozitë. I pyetur për hetimin pasuror, ai tha se Monika është pyetur për çështje pronash ndërsa tha se në familjen e tyre ai bënte politikë, ndërsa ajo llogaritë.
“SPAK është një instrument që kontrollohet totalisht nga Edi Rama dhe në mënyrë më të strukturuar nga Engjel Agaci. Unëjam thirrur si denoncues i betimit të gjykatësve të Lana, ndaj kemi atë Gjykatë Kushtetuese, e cila edhe për rritje e rrogave i drejtohet direkt qeverisë. Kemi Kushtetuesen që ka dhënë 99% të vendimeve pro qeverisë. Jam thirrur si denoncues i aferës së detit, që ka përgjegjës kryesor Edi Ramën, për të cilën një ditë para se të lija detyrën i kam krijuar letër individuale cdo deputetitë Kuvendit që të marrin përgjegjësi për një çështje madhore.Unë jam thirrur aty për shkak të denoncimeve për inceneratorët. Jam thirrut se jam kryetari i Partisë së Lirisë”, tha ndër të tjera Meta.
Pjesë nga konferenca me gazetarët:
“Përveçse seanca e sotme ishte një turp i vërtetë të pyesësh Ilir Metën, a e njeh Albeto Ranccnini. Nga përgjimet del se të ka bërë dhuratë për ditëlindje te Gjiri i Lalëzit ‘Palma’ nga telefonata. Alberto i Luleve i thash shkoni more shikojeni taman. Si mund t’i thuash Ilri Metës a ke dhënë leje për kompleksin Lura në Gjirin e Lalëzit që i ka dhënë zhvillim gjithë vendit atje. A ka njeri që ka kërkuar leje për të ndërtuar fshatra turistik dhe nuk ka marrë leje. Shkojë në Gjirin e Lalëzit atë kohë dhe duhet të ikje me kalë se me makina nuk shkon.
Kur kam inauguruar kompleksin kam shkuar me helikopter se doje 4 orë të shkoje atje. Si mund ti thuash Metës a e njeh Helenën që ka qenë punonjëse financash te LSI. Ta ka dhënë Elena ty 5000 dollarë në 2006. Mua Elena të më jepte kaq, që i keni në një numër llogarie bashkë me bashkëshorten tënde. U thash shkoni pyesni atë. Ke takuar ti Palmerin. Të gjitha këto bëhen me një qëllim për të spostuar vëmendje nga skandalet e Edi Ramës.
Merren me historitë a ke diskutuar me Monikën për veprimet që ka bërë kjo me llogaritë, i thash që për çështje pronash llogari i ka bërë me mirëbesim Monika, unë jam marrë me politikë. Ky është degjenerim nuk është drejtësi.”
Po nëse merret masë arresti ndaj bashkëshortes suaj, zonjës Monika Kryemadhi?
Nuk jam duke u marrë me këto parashikimet, edhe Sashën le ta arrestojnë, macen time të dashur që më mungon aq shumë, beteja ime nuk ka kthim pas dhe gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë do t’i hedhin në koshin e plehrave katicat e Ramaformës, bashkë me torollakun.
Sot deklaruat që të gjitha përgjegjësitë financiare I ka mbajtur Kryemadhi, a nuk mendoni se rëndoni pozitat e saj me këto deklarata?
Jo nuk rëndoj asnjë pozitë sepse kjo është e vërteta dhe unë besoj se ajo i ka mbajtur të gjitha ato llogaritë në rregull sipas ligjit, për më tepër që ka patur avokatë, noterë.