“A është shqiptarja akoma këtu?” Kreu i Senatit të Italisë akuzohet për racizëm në rrjet pas gafës për Jorida Tabakun

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ndodhet në Itali ku ka zhvilluar disa takime në Senatin Italian dhe Dhomën e Deputetëve.

Fokus i bisedave ka qenë procesin e integrimit dhe marrëdhëniet bilaterale me Italinë.

Mirëpo një incident i konsideruar “gafë” nga mediat italiane ka ndodhur në punimet e Dhomës së Senatit. Presidenti i Senatit të Republikës së Italisë, Ignazio La Russa ka përdorur një term që është fyes dhe rasict, duke mos e ditur se mikrofoni i tij ishte i hapur.

“A është këtu akoma shqiptarja?” dëgjohet të thotë ai në një moment. Më pas pasi merr konfirmimin nga nëpunësi i vet ai vazhdon me deklaratën zyrtare duke përshëndetur Jorida Tabakun.

Video është bërë pjesë e faqeve satirike në Itali, ndërsa shumë përdorues të rrjeteve sociale e akuzojnë La Russa-n për racizëm.