Laert Haxhiu i riu nga Lushnja i cili ndodhet në burgun e Greqisë dhe në vëndin tonë rezulton i denuar më 18 vite burg do të përballet këtë të mërkurë më në gjykatën e Athinës lidhur me ekstradimi e tij.
Ai aktualisht ka një vëndim dënimi nga gjykata e lartë si dhe rezulton i shpallur në kërkim nga prokuroria e posacme pas dëshmisë së bashkpuntorit të drejtëise Artan Tafani ku e implikon Haxhiun ne disa vrasje dhe krime të tjera.
Laert Haxhiu përfaqësohet në Athinë nga avokati Shqiptarë Detar Hysi dhe dhe jurist grek të cilët më herat kanë mbrojtur interesat ligjore të Bledar Jambellit i akuzuar si autor i vrasjës së Artan Cukut.
Senaca gjyqsore do të zhvillohet në orën 14:00 me orën e Greqise ku një interes të lartë ka edhe nga pala shqiptarë.
Laert Haxhia akuzohet për 6 vrasje të ndodhura në vitet 2021-2022 nga prokuroria e Elbasanit. Dy muaj më parë ekstradimi i Haxhias u refuzua nga Gjykata e Janinës pas kërkesës nga shteti shqiptar.
Laert Haxhiu, kreu i grupit kriminal, bashkë me të penduarin e policisë, Artan Tafani rezultojnë bashkëpunëtor në 4 vrasje në Shqipëri. Gjithashtu 31-vjeçari ka urdhëruar dhe dy vrasje në Greqi. Të gjitha këto krime kanë ndodhur nga vitit 2018 deri në vitin 2021-shin. Ata vranë Çajup Selimin, Fridman Xhaferajn, Alban Semakun dhe Albi Bashaliun.