Kreu i PD Sali Berisha doli sot në një konferencë për mediat lidhur me procesin e votimit ndërsa nuk kurseu akuzat ndaj Partisë Socialiste.
Teksa rezultatet paraprake janë zhgënjyese për PD, Berisha tha se kriteret e zgjedhjeve janë shkelur në mënyrën më të pamëshirshme. Ndërkohë u bëri thirrje strukturave të partisë që të bëjnë gjithçka për të mbrojtur çdo votë me përkushtimin më të madh.
Pyetjes nëse do të njihte rezultatin e zgjedhjeve nëse këto të fundit do të certifikoheshin nga ndërkombëtarët, Berisha iu pergjigj duke thënë se vetëm ‘ai lart mund të ndalojë PD-në’.
“PD të gjithë vlerësimin e saj do ta bëjë. Kësaj here, ju që pyesni e keni shumë të thjeshtë. Nëse patë QV e rrethuara nga patronazhistët dhe zyrat ilegale të PS të ngritura nga PS pranë qendrave të votimit, ju nëse patë faljen dy netë para të rreth 150 mln euro gjoba të mbi 170 mijë qytetarëve, atëherë emrin zgjedhjeve ua vini vetë. Unë nuk jam këtu për këtë sot. Jam për tu bërë thirrje qytetarëve të numërojnë çdo votë, ne të tregojmë përgjegjësinë.
Janë shkelur në mënyrën më të pamëshirë, përveç të tjerash, Suel Çela e të tjerë që këtu nuk ka asgjë të fshehtë. Në këto kushte nuk ka njeri që të mund të bëjë në dyshim këto që themi ne. Por unë sot jam këtu për të kërkuar nga strukturat e PD, pavarësisht nga çdo gjë, është në detyrimin tpoë të numërojmë cdo votë”, tha Berisha.