Gjykata e Posaçme ka dënuar me burg të penduarin e drejtësisë, Artan Tafani dhe Kristi Bixhekun, pjesë e grupit të Laert Haxhiut.
Togat e zeza dënuan me 3 vite e 6 muaj burg Kristi Bixhekun, dënim i cili zbret në 2 vite e 4 muaj me gjykim të shkurtuar.
Me 7 vite burg u dënua Artan Tafani. Ky i fundit përfiton zbritje të 1/3 së dënimit, duke u dënuar me 4 vite e 8 muaj. Në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë gjykata e Posaçme e dënoi përfundimisht me 2 vite e 4 muaj.
Dy të pandehurit u gjykuan me procedurë të shkurtuar për kryerjen e veprave penale “shkatërrim i pronës me eksploziv” , “sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për te kryer vrasje”, “grup i strukturuar kriminal”.