Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën një person! Plagosen 5 të tjerë

Nj aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Vlorë-Orikum, pranë fshatit Radhimë.

Në aksident janë përfshirë tre automjete: një “Benz”, një “BMW” dhe një “Seat”.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit “BMW”, Flamur Kabello, ndërsa kanë mbetur të dëmtuar lehtë pesë pasagjerë me shtetësi egjiptiane, të cilët ndodheshin në mjetin “Benz”. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit “Seat” nuk ka pësuar dëmtime.

Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Pak minuta pas përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët.

Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë pozicionimi i gabuar në karrexhatë i mjetit “Benz”, i kombinuar me shpejtësinë e lartë.