Gjykata e Posaçme ka dënuar me 3 vite burg ish-deputetin e Partisë Socialoste, Jyrgis Çyrbja, i cili akuzohet se dekonspiroi operacionet e policisë, që të mos arrestohej Altin Hajri, i kërkuar nga policia.
Nga gjykimi i shkurtuar dënimi i ulet në 2 vite burg.
Ndërkohë GJKKO dënoi me 2 vite e 6 muaj burg Ahmet Mashën, po për shkak të gjykimit do kryejë 20 muaj.
Jurgis Çurbja u arrestua më datë 20 tetor të 2024-ës, pak ditë pasi kishte lënë mandatin e deputetit.
Ai akuzohet për veprat penale: “tregim i sekretit shtetërore në disa raste”, “përkrahje autorit të krimit disa herë”, “korrupsion ne zgjedhje në vitin 2021”.
Sipas SPAK, gjatë periudhës 2020–2021, Çyrbja ka nxjerrë të dhëna të ndjeshme nga sistemi TIMS dhe Policia e Shtetit, duke i shpërndarë më tej përmes platformave të enkriptuara “Sky ECC” dhe “Matrix”.
Hetimet zbuluan se Çyrbja kishte lidhje të ngushta me të pandehurin Altin Hajri, aktualisht i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Prokuroria e akuzon Çyrbjan se ka ndërhyrë në institucione të drejtësisë në favor të Hajrit, në këmbim të mbështetjes politike gjatë fushatës zgjedhore.