Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ekstradohet nga Dubai Dritan Shkëmbi

Këtë të hënë pritet të ekstradohet nga Dubai Amar Shkëmbi alias Dritan Shkëmbi, i cili akuzohet se është i përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në 2019-ën, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku.

Shëkmbi, pjësë e bandës së Plaurent Dervishajt, do të ekstradohet 2 vjet pas arrestimit në Dubai, ndërsa ndaj tij rëndojnë disa akuza.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Vjedhja”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Njoftimi:

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ditën e sotme, pritet të ekstradohet nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri, shtetasi Amar Shkëmbi alias Dritan Shkembi.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Vjedhja”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Pas mbërritjes së këtij shtetasi do të ketë një njoftim të plotë për median.